“Google” do të investojë një miliard euro në zgjerimin e qendrës së të dhënave
“Alphabet”, kompania mëmë e korporatës amerikane të teknologjisë “Google”, njoftoi sot se do të investojë një miliard euro në zgjerimin e qendrës kryesore të të dhënave në Finlandë.
Arsyeja kryesore për zgjerimin është qasja e lehtë në energjinë e gjelbër në Hamina, vendndodhja e Finlandës jugore.
Më parë, “Google” u zotua se deri në fund të dekadës të gjitha zyrat dhe qendrat e të dhënave do të furnizohen me energji nga burime të rinovueshme të energjisë.
Google gjithashtu planifikon të punojë me një kompani lokale të shërbimeve dhe të devijojë nxehtësinë e tepërt nga qendra e të dhënave në një sistem ngrohjeje shtëpiake në Finlandë.