“Gratë në vendet rurale më të interesuara të merren me bletari”

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 20 Maj, 2024 19:30

“Gratë në vendet rurale më të interesuara të merren me bletari”

Për të qenë bletar në këtë kohë është shumë më vështirë, thotë bletari Marjan Mitevski i cili me bletari merret mbi 20 vite. Ndryshimet klimatike, pesticidet dhe ndotja e ambientit, ndikojnë ndjeshëm dhe vështirësojnë prodhimin e mjaltit, ndërsa vështirësia më e madhe është shitja e prodhimit.

“Për mjaltë të vërtetë çmimi fillon nga 600 denarë e më shumë. Dhe a jeni të kënaqur me këtë çmim? Çmimi është i mirë por shitja është e dobët, nuk kemi blerës, nuk e kemi zakon që të shfrytëzojmë ushqim të shëndetshëm, mjaltë.

Mjaltin e përdorin tek ne kur janë të sëmurë apo kanë ndonjë problem me shëndetin”, tha Marijan Mitrevski, bletar.

Për kundër vështirësive me të cilat përballën bletaret në vendin tonë, viteve të fundit është rritur interesimi për bletarinë, e sidomos nga gratë të cilat jetojnë në vendet rurale dhe që kanë shprehur interesim të merren me këtë punë, thonë nga organizata ADRA.

“Unë jam i befasuar këndshëm se sa gra duan të merren me bletari, dhe kemi 70 % të kandidateve janë gra të cilat duan të merren me bletari, dhe që mendojnë të merren edhe me prodhimin organik që për fat të keq ndoshta nuk kemi aq shumë bletarë por ja që kemi njerëz që e bëjnë këtë punë”, u shpreh Vanco Trajkovski, udhëheqës i Organizatës ADRA.

Sipas bletarëve vendi ynë ka kushte të mira natyrore për bletari. Në vitet e fundit numri i familjeve të bletëve është në rritje ndërsa në të njëjtën kohë edhe te të rinjtë vazhdimisht rritet interesi për ruajtjen e bletëve. /Alsat.mk

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 20 Maj, 2024 19:30