Izet Mexhiti: Do të ballafaqohemi me situatën 15 – 15 deputetë shqiptarë

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 20 Maj, 2024 22:31

Izet Mexhiti: Do të ballafaqohemi me situatën 15 – 15 deputetë shqiptarë

Lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti tha se procesi i rivotimit dhe procesi i negociatave për formimin e Qeverisë, mund të sjell deri të na sjell të ballafaqohemi me situatën 15 – 15 deputetë Fronti Europian dhe VLEN-it.

Ai e sqaron se si mund të ndodh kjo.

“BDI tani po ballafaqohet me një realitet të ri. E ka rëndë ta gëlltisë këtë realitet. Mendoj se duhet të presim të përfundojë procesi zgjedhor dhe nëse përfundon procesi zgjedhor sipas parashikimeve mund të vjen deri te rezultati 17 – 14. Ne kemi bisedime. Mundet që ky 14 të bëhet edhe 15 para formimit të Qeverisë dhe do të del rezultati 17 – 15. Kur hiqen dy deputetë turq, do të ballafaqohen 15-15 deputetë shqiptarë. Nuk mund të thirren më as në parimin e badenterit, as parim të shumicës së deputetëve shqiptarë, për votat elaborova që ne jemi fituesit”, tha Mexhiti./TV21

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 20 Maj, 2024 22:31