Sekretari britanik viziton Tiranën, lufta kundër krimit dhe emigracioni i paligjshëm

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 20 Maj, 2024 22:27

Sekretari britanik viziton Tiranën, lufta kundër krimit dhe emigracioni i paligjshëm

Lufta kundër krimit të organizuar dhe emigracioni i paligjshëm do të jenë në qendër të vizitës në Tiranë më 22 maj të sekretarit të jashtëm të Britanisë së Madhe. Fillimisht ai do të pritet të mërkurën nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani dhe më pas me kryeministrin Rama. Më pas ish-kryeministri britanik do t’i drejtohet godinës presidenciale, ku do të takohet me kreun e shtetit, Bajram Begaj, rreth orës 14:30. 

Kjo vizitë e Dejvid Kameronit, që do të ketë në fokus emigracionin e paligjshëm dhe goditjen e grupeve kriminale, vjen pas një telefonate të zhvilluar mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij britanik më 10 maj. Vetë ambasada britanike ka njoftuar se Kameroni do të prezantojë një plan që lidhet me gjyqësorin, për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, si dhe për të diskutuar mbi bashkëpunimin mes dy vendeve për kontrollin e emigracionit të paligjshëm. Pavarësisht masave të marra për frenimin e emigracionit të paligjshëm për qeverinë atje, prurjet e paligjshme nga Shqipëria vazhdojnë të mbeten shqetësim.

Një nga masat e marra të qeverisë britanike ishte dërgimi i mijëra emigrantëve që hynin në Britaninë e Madhe në Ruandë, anulimin e të cilit kryeministri Rishi Sunak e ka cilësuar si një rrezik për Britaninë e Madhe. 

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 20 Maj, 2024 22:27