“Ai është talenti më i mirë në botë” – Mbappe me fjalë të mëdha për top yllin e Barcelonës

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 21 Maj, 2024 21:30

“Ai është talenti më i mirë në botë” – Mbappe me fjalë të mëdha për top yllin e Barcelonës

Kylian Mbappe ka zgjedhur yllin e Barcelonës, Lamine Yamal, si favoritin e tij kryesor për të fituar çmimin “Golden Boy 2024”.

Mbappe i cili që nga sezoni i ardhshëm pritet të luajë për Real Madridin pasi mungon vetëm zyrtarizimi i tij që është çështje kohësh, ka thënë madje se Yamal është talenti më i madh në botë.

“Lamine është talenti më i mirë në botë, pa asnjë dyshim. Shkathtësia e trupit dhe lëvizjet që ai posedon janë pothuajse të pamundshme për dikë tjetër të moshës së tij”.

“Unë besoj se ai do të fitojë çmimin “Golden Boy” këtë sezon, dhe për mua si kapiten i Francës do t’ia jap atij votën time. Unë besoj se votat e të gjithë kapitenëve do të shkojnë për të sepse ajo që ai ka bërë këtë sezon dhe në këtë moshë është e jashtëzakonshme”, ka thënë Mbappe për mediat franceze.

Zgjedhja e francezit mund të mos pritet mirë nga tifozët e Real Madridit, duke marrë parasysh pra se kalimi i tij në Spanjë është i pashmangshëm.

Mbappe siç duket ka mbetur i mahnitur me aftësitë e Yamal pas dy ndeshjeve që PSG-ja i zhvilloi ndaj Barcelonës në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Yamal në moshën 16-vjeçare është titullar i padiskutueshëm në krahun e djathtë dhe ka kontribuar me 17 gola në 49 ndeshje të luajtura në të gjitha garat për Barcelonën./Telegrafi/

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 21 Maj, 2024 21:30