Argjiria i jep fund keqkuptimeve me Gracianon? Moderatorja e njohur: Është…

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Maj, 2024 09:32

Argjiria i jep fund keqkuptimeve me Gracianon? Moderatorja e njohur: Është…

Argjira Spanca ka qenë një ditë më parë në një lidhje direkte me “Procesin Sportiv”, ku ka njoftuar për nisjen e rubrikës “She’s on top” në “E Diell”.

Moderatorja e njohur ndodhet me vajzat që janë pretendente për modele në një vilë në Gjirin e Lalzit të cilat po përgatiten për puntatën e parë. Një moment doli edhe Katerina, fituesja e vjetshme e “She’s on Top” e cila e përshëndeti Ed Manushin.

Ky i fundit e pyet se kush do e fitojë “Big Brother VIP3” sipas saj dhe Katerina përgjigjet Egla. Por Manushi nuk ngurroi të përmendte as Gracianon Taganin për të kuptuar se çfarë po ndodh mes Argjirës dhe balerinit, pasi u përfolën për një ndarje.

Pjesë nga biseda:

Ed Manushi: Për kë do votosh në Big Brother?

Katerina: Për Eglën.

Ed Manushi: Ore mu dëgjua si Gracianio. Thuaji që ka dalë Graciano.

Argjira: Dëgjo, gocat janë familjarizuar pak me Gracianon këtu në mbrapa skena kështu që e kanë bërë si të vetin. Kështu le të flasim vetëm për ata që janë larg për momentin.

Ed Manushi: Stop, stop! Graciano është aty me ty?

Argjira: Uaa e thashë? Po Graciano është këtu me mua.

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Maj, 2024 09:32