Blendi Idrizi largohet nga Schalke 04

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 21 Maj, 2024 21:27

Blendi Idrizi largohet nga Schalke 04

Mesfushori kosovar, Blendi Idrizi, përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur largimin nga ekipi gjerman Shcalke 04.

Idrizi kishte qenë pjesë e Schalkes për katër vite e gjysmë ndërsa më herët ka luajtur për klube si BË Friesdorf, Alem. Aachen dhe Fortuna Koln.

Këtë sezon Idrizi ishte paraqitur në 16 ndeshje në kategorinë e dytë të futbollit gjerman, duke shënuar një gol dhe duke dhuruar dy asistime.

“Ishte një nder për të luajtur për juve. Ju jeni unik dhe gjithmonë më keni mbështetur mua dhe ekipin gjatë këtyre viteve. Faleminderit shumë për këtë”, ka shkruar Idrizi.

Kujtojmë se 26-vjeçari debutimin me Kosovën e kishte bërë në qershor të vitit 2021, ndërsa deri më tani numëron gjashtë paraqitje me fanellën e ‘Dardanëve’./Telegrafi/

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 21 Maj, 2024 21:27