Kasami: Stadiumi i Tetovës do ndërtohet!

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 21 Maj, 2024 22:31

Kasami: Stadiumi i Tetovës do ndërtohet!

Bilall Kasami

Ali, Artan dhe Talat, stadiumi do ndërtohet!

Pas shkatërrimit 8 vjeçar që ia bën tetovarëve, qeveria në ikje vazhdon edhe më tej të dëmtojë Tetovën dhe qytetarët e saj. Këtë here duke sjell vendim për ndërprerjen e punimeve në stadiumin e qytetit të Tetovës. Edhe njëherë dëshmuat se kush jeni ju, dëshmuat se vetëm dëm i keni bërë këtij vendi!

Ditët i keni të numëruara, me vendime të tilla nuk na ndaloni të punojmë për qytetarët tanë. Stadiumi do bëhet, pavarësisht se nuk ju vjen mirë juve, qeveria e punës po vjen, Tetova dhe gjithë qytetet e vendit do ndërtohen dhe zhvillohen siç iu ka hije!

Regjimi po ikën!

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 21 Maj, 2024 22:31