Kehaja: Marrëveshja e Prespës parashikon që emri i shtetit është i parevokueshëm

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Maj, 2024 21:11

Kehaja: Marrëveshja e Prespës parashikon që emri i shtetit është i parevokueshëm

Marrëveshja parashikon se emri i shtetit është i parevokueshëm. Nga momenti kur emri kushtetues është “Maqedonia e Veriut”, pavarësisht se çfarë thotë zonja Siljanovska se vendi i saj quhet “Maqedoni”, nuk do të arrijë asgjë në NATO, ku hyri si “Maqedonia e Veriut” dhe nuk do të arrijë asgjë në rrugën e intergimit në BE, theksoi zëdhënësja e SYRIZA-s Vula Kehaja në inrervistë për radion greke “talk Radio 989”.

Për tre memorandumet, të cilat partia opozitare i miratoi në Parlament, Kehaja potencoi se nëse ato ratifikoheshin, “do të përforcohej pozicioni negociator i Greqisë në lidhje me procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE”.

“Një prej protokollet, i cili ka të bëjë me marrëdhëniet e saj me BE-në, do të na kishte dhënë mundësinë për të ushtruar shumë më tepër presion mbi ta dhe për të ndikuar tek ata”, tha zëdhënësja e SYRIZA-s.

Kehaja theksoi se Demokracia e Re, edhe pse thotë se bëhet fjalë për “marëveshje të keqe” në thelb e mbështet atë, por kurrë nuk do ta thoshte këtë publikisht.

“Nëse dëshiron, Demokracia e Re mund të thirret në nenin 19, e cila thekson se nëse njëra palë – apo edhe të dyja palët – nuk e respektojnë, mund t’u drejtohen Kombeve të Bashkuara, të kërkojnë ndërmjetësimin e sekretarit të përgjithshëm të KB-së dhe të ketë zgjidhje. Qeveria nuk dëshiron ta bëjë këtë, sepse mbështet dhe përshëndet Marrëveshjen”, theksoi Kehaja.

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Maj, 2024 21:11
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media