“Më ndihmoni, po humbas gjak”, shqiptarja masakrohet me thikë jashtë shkollës në Britani

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 21 Maj, 2024 21:24

“Më ndihmoni, po humbas gjak”, shqiptarja masakrohet me thikë jashtë shkollës në Britani

Një grua u godit me thikë jashtë një shkolle fillore ditën e sotme, thanë dëshmitarët e tronditur për Mail Online.

Gruaja, e cila mendohet se është me origjinë shqiptare, u godit në mënyrë të përsëritur menjëherë pasi kishte lënë fëmijët e saj në shkollë.

Ajo u dëgjua duke bërtitur: Më ndihmoni, më ndihmoni, po humbas shumë gjak.

Vendasit thanë se gruaja kishte pasur probleme me një burrë, ndoshta ish-bashkëshorti.

Një dëshmitar tha: Ishte e tmerrshme, brutarle. Gruaja u ndoq nga një burrë, i cili e kapi nga fyti dhe më pas i vuri dorën në gojë që ajo mos bërtiste. Më pas ai e goditi atë disa herë me thikë në të gjithë trupin. Gruaja ra përtokë, në një pellg gjaku.

Viktima është dërguar në spital me lëndime të rënda. Një person është arrestuar dhe aktualisht ndodhet në paraburgim./vizionplus.tv

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 21 Maj, 2024 21:24