Mediat zbulojnë pagën e Arne Slotit te Liverpulli

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 21 Maj, 2024 20:01

Mediat zbulojnë pagën e Arne Slotit te Liverpulli

Arne Sloti u zyrtarizua nga Liverpulli, si zëvendesuesi i Jurgen Klopit. Ish-trajneri i Fejnordit do të drejtojë “The Reds”-in në Premier Ligë për 3 vite të ardhshme.

Gjatë kësaj periudhe 45-vjeçari do të përfitojë 8 milionë euro në sezon dhe paga e tij mund të rritet nëse arrin të fitojë trofe në “Anfield”.

Mediat britanike zbulojnë se kjo pagë është shumë herë më e vogël se ajo që fitonte Klop, ku paga e gjermanit ishte 17 milionë euro pa bonuse. Ndërkohë nga krahu tjetër Slot, do të fitojë më shume se sa te Fejnordi. Te skuadra holandezi paga e tij ishte 5 milionë euro bashkë me bonuse. Zyrtarisht Sloti do të ulet në stolin e “The Reds” më 1 qershor, ku më pas do të nisë të ndërtojë skuadrën e tij.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 21 Maj, 2024 20:01