Nevojitet strategji për të kapërcyer problemin e qentë endacak

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 21 Maj, 2024 21:40 Përditësuar

Nevojitet strategji për të kapërcyer problemin e qentë endacak

Nuk ka ditë që të mos regjistrohet sulm i qenve endacak ndaj njerëzve, fenomen ndaj të cilit nuk është imun as kryeqyteti. Kjo gjë ndodh edhe përreth kampusit të Universitetit Shën Cirili dhe Metodi, përcjell FLAKA.

Prej katër muajsh ne jemi vazhdimisht të ekspozuar ndaj sulmeve të qenve të rrugës në kompleks. Në një prononcim për televizionin 24, sekretari i Shkencave të Informacionit dhe Inxhinierisë Kompjuterike, Igor Cvetanovski, thekson se studentët nuk ndihen aspak të sigurt, sidomos kur vijnë në ligjërata paradite, dhe bëhet fjalë për shumë të rinj, numri i të cilëve është rreth 4 mijë vetëm në fakultetin e tyre.

Qentë endacakë janë shumë më aktivë kur qytetet janë të qeta në orët e vona të mbrëmjes dhe në orët e hershme të mëngjesit, zakonisht në grupe, ata mund të jenë agresivë duke mbrojtur territorin e tyre. Nxënësit janë të mendimit se qentë si krijesa janë miqësorë me njerëzit, por me ata në rrugë nuk e di se si do të reagojnë, sepse nuk dihet se çfarë të shkuare kanë pasur dhe nëse i kanë shpëtuar dhunës, ndaj është e natyrshme që ata të mbrohen kur ndihen të kërcënuar.

Nga ana tjetër, përgjegjësit për kapjen e tyre, Ndërmarrja Publike Lajka, thonë se deri më tani në tri raste ekipet e tyre kanë vizituar lokacionin e treguar ku janë kapur disa, pasi herë pas here shfaqen dhe gravitojnë.

Qentë e rrugës duhet të jenë përgjegjësi e të gjithë neve, si qytetarë dhe si institucione. Të gjitha ato krijesa kanë ndjenja dhe ne duhet t’i trajtojmë me kujdes. Ka një zgjidhje, por aplikacioni mungon. Një prej tyre është njoftimi i çdo individi me të gjitha informacionet për pronësinë, gjendjen shëndetësore, vaksinimet e marra, si dhe ndëshkimi për trajtim çnjerëzor dhe në vend që të përfundojë në rrugë, të dhurohen. FLAKA

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 21 Maj, 2024 21:40 Përditësuar