Qytetarët mezi i përballojnë shpenzimet, shumë produkte janë kthyer në luks

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 21 Maj, 2024 19:17

Qytetarët mezi i përballojnë shpenzimet, shumë produkte janë kthyer në luks

Vlera e shportës minimale sindikale e cila për muajin prill të këtij viti, është 60.212,00 denarë, ulet për 122.00 denarë, kanë informuar nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë së Veriut. Nsërsa, qëndrimi i qytetarëve lidhur me këtë është mjaft dëshpërues. Në deklaratat e tyre për TV-SHENJA ata kryesisht shprehen se më shumë vështirësi të mëdha i mbulojnë harxhimet e tyre, pasi që shumica janë me pension të dobët. Ata po ashtu potencojnë se ndjejnë më shumë vështirësi në produktet ushqimore si dhe barna dhe se vërejnë rritje të çmimeve pa limit.

Qytetari

“Nuk i posedojmë ne ato para, na që skemi qka do të bësh tash me 300 euro pension. Askush nuk punon 4, 6 antar; nshpi as 1000 euro nuk mundemi t’i marrim të gjithë. Kjo është do e menaxhojmë disi me ato që i kemi me ato do të kalojmë. Ne kemi vështirësi ,ne penzionerët më shumë për barna se sa për buk se bukes i gjendet zgjidhje”.

Megjithatë, po ashtu një grua shpreh shqetësimin e saj, ku ajo thekson se vështirësitë e saj më të mëdha i has më shumë në ushqim, ku dhe potencon edhe rrymën elektrike.

Qytetarja

“Normalisht është shumë, patjetër kemi vështirësi ne duhet të jetojmë, ushqimet shumë shtrenjtë, rryma”.

Ndërsa ankesat vazhdojnë,ku vijojn një tjetër qytetarë duke u ankuar për pension të dobët, por duke shpresuar që të përmirësohet kjo gjendje.

Qytetari

“Me 250 euro, më shumë nuk ka, ka edhe më dobët, përsëri unë i kam të mesme ka shumë dobët, shumica janë me penzion të dobët. Tek haja vështirësi, paguaj rrymë çka do të ngelet, ska. Ashtu kemi ardhë në këtë gjendje, inshaallah bëhet më mirë, kemi shpresë”.

Në ndërkohë një qytetar tjetër thotë se rrogat tona mesatare janë shumë më të ulta në krahasim me vendet e tjera si në ato fqinje e si ato nëpër europë. Ai megjithatë shpreson që tregu i punës do ta arrijë atë nivel që do të mundet ti përballojë vështirësitë.

Qytetari

“Vështirësia ndihet, mendoj që inflacioni është global, mirëpo duke marrë parasysh se ne në aspektin global nuk mund ta ndjekim atë trend të inflacionit, rrogat tona mesatare janë shumë më të ulta në krahasim me vendet e tjera si në ato fqinje si nëpër europë, vërehet një rritje pa limit, rritje e cila prej disa ekskurzioneve që kisha jashtë shtetit mund të them që çmimet më të lira se këtu a pagat mesatare më të larta. Shpresojmë që tregu i punës do ta arrijë atë nivel që do të mundet ti përballojë, por për momentin mendoj që ndjejmë vështirësi, personalisht gjithashtu”.

Në përgjithësi qytetarët mbesin të dëshpëruar nga situatat e krijuara ku dhe bëjnë krahasimet me kohërat e kaluara si dhe theksojnë se ndihet ndryshim i theksuar në rritjen e çmimeve jashtëmase. Ata shpresojnë që kjo gjendje të jetë e përkohshme dhe se me padurim presin të shohin ndryshime. /SHENJA/

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 21 Maj, 2024 19:17