Vajzat nga Kosova e RMV-ja triumfuan në Festivalin “Etolies De Paris” në Francë

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 21 Maj, 2024 21:33

Vajzat nga Kosova e RMV-ja triumfuan në Festivalin “Etolies De Paris” në Francë

Lauratët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut dolën faqebardhë dhe fitimtarë në festivalin “Etolies De Paris” në Francë, duke rrëmbyer çmimet e vendeve të treta, të dyta, të para dhe çmimin kryesor të festivalit, “Grand Prix”, njofton Portalb.mk

Falë organizatës “Mollëkuqet” nga Gjilani që drejton me festivale këngësh për fëmijë të rinjve u është mundësuar të marrin pjesë në një festival prestigjioz në Francë.

Kjo ftesë e cila erdhi nga drejtoresha, Juliana Tomachek, është bërë e mundur me bashkëpunimin e ngushtë të drejtoreshës, Arta Haziri-Nuhiu, e cila çdo ditë e më shumë po e dëshmon punën dhe mbështetjen për të gjithë talentët shqiptarë.

Nga Kumanova mori pjesë Mjellma Mehmeti, e cila fitoi vendin e tretë në muzikë instrumentale, ndërsa nga Gostivari Lina Demiri, e cila fitoi çmimin e parë.

Pjesëmarrëse në festival ishin edhe:

Ilda Nuhiu, e cila fitoi edhe çmimin kryesor “Grand Prix”.

Donika Mehmeti, çmimin e vendit të parë.

Erona Maliqi, e cila fitoi vendin e parë për muzikë folk.

Alea Dvorani, me vendin e parë si soliste dhe vendin e dytë në muzikë instrumentale.

Rita Rexhepi, me çmimin e vendit të dytë, vendin e parë në vallëzim, vendin e tretë në piano.

Dineta Abazi, me çmimin e vendit të dytë dhe vendin e tretë në muzikë instrumentale.

Rina Uka, me çmimin e vendit të dytë.

Luna Salihu, me çmimin e vendit të tretë.

Alisa Dvorani, me diplomë në këndim, vendi i parë, kategoria 3-6 vjeç.

Fotografi nga profili ''Mollëkuqet''
Fotografi nga profili ”Mollëkuqet”
Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 21 Maj, 2024 21:33