VOTOJNË TË SËMURËT, PERSONAT E PAFUQISHËM DHE TË BURGOSURIT PARA RIVOTIMIT TË NESËRM PËR ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SHTATË VENDVOTIME

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Maj, 2024 08:20

VOTOJNË TË SËMURËT, PERSONAT E PAFUQISHËM DHE TË BURGOSURIT PARA RIVOTIMIT TË NESËRM PËR ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SHTATË VENDVOTIME

Në shtatë vendvotime në njësitë zgjedhore 5 dhe 6, persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, si dhe të burgosur, sot votojnë para rivotimit të nesërm për zgjedhjet parlamentare në shtatë vendvotime.

Rivotimi do të bëhet në vendvotimet 2101 në Zhelinë, 1194 në Krushevë, 1202 gjithashtu në Krushevë, 1272 në Ohër, 1470 në Dollnen, 1470/1 gjithashtu në Dollneni, si dhe në 1844 në Strugë.

Të drejtë vote në këto qendra votimi kanë gjithsej 4521 votues. Në vendvotimin 2101 në Zhelinë të drejtë vote kanë 993 votues, në vendvotimin 1194 në Krushevë të drejtë vote kanë 470 votues, në 1202 gjithashtu në Krushevë 298, në 1272 në Ohër 712, në Dollnen në vendvotimin 1470 – 659, ndërsa në 1470/1 – 634 dhe në vendvotimin 1844 në Strugë 755 votues.

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Maj, 2024 08:20