Bie Fatmire Isaku, Imërlije Saliu në Kuvendin e RMV-së!

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 22 Maj, 2024 21:15

Bie Fatmire Isaku, Imërlije Saliu në Kuvendin e RMV-së!

Pas mbylljes së vendvotimit në Llërcë të Tetovës, nga rivotimi koalicioni “VLEN” merr një deputet më shumë, përcjell FLAKA.

Ndryshe nga rezultati zgjedhor i 8 majit, kur koalicioni “Fronti Europian” i udhëhequr nga BDI në Njësinë e Gjashtë Zgjedhore kishte 9 deputetë, me rivotimin e sotëm rezultatai është baraz me koalicionin “VLEN”, gjegjësisht 8 me 8.

Deputetja e 9 e dalë më 8 maj për Frontin Europian ishte Fatmire Isaku nga partia politike PDSH, ndërsa pas rivotimit të sotëm, ajo u konfirmua se nuk do të jetë deputete dhe në vend të saj deputete konfirmohet Imërlije Saliu nga Alternativa e Afrim Gashit e cila është pjesë e koalicionit “VLEN”.

Saliu me preardhje është nga fshati Forinë i Gostivari, ajo është doktor shkence, aktualisht e punësuar pranë Komunës së Gostivarit. Saliu bëhet gruaja e parë me mbulesë që do jetë pjesë e Kuvendit të RMV-së.

Ndryshe, pas përfundimit të numërimet të votave në Llërc të Zhelinës, rezultati është 498 për VLEN-in ndërsa Fronti Europian ka 48 vota.

Ndërkohë, nëse lideri i BESËS, Bilall Kasami nuk shkon në Kuvend, por do vazhdojë mandatin si kryetar komune në Tetovë, pjesë e Kuvendit do të bëhet i nënti në Listën e VLEN në NJZGJ^, gjegjësisht Adnan Azizi nga partia politik BESA. FLAKA

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 22 Maj, 2024 21:15