Fronti Europian mbron rezultatin në zonën 5, te zona 6 VLEN fiton edhe një deputet

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Maj, 2024 20:42 Përditësuar

Fronti Europian mbron rezultatin në zonën 5, te zona 6 VLEN fiton edhe një deputet

Fronti Europian mbron rezultatin në zonën 5, te zona 6 VLEN fiton edhe një deputet.

Kështu, nga rivotimet e sotme në një vendvotim në Llërcë të Zhelinës në njësinë e 6 zgjedhore, VLEN i merr një mandat deputeti Frontit Evropian.

Nga rivotimet e sotme ngs 542 votues 495 mori VLEN dhe 47 vota Fronti Evropian.


Azizi në një konferencë për shtyp tha se kemi shënuar fitore spektakolare.

“Koalicioni i zullumit humbi në vendlindjen time. Unë deklaroj se fitorja e VLEN-it ështe spektakolare. Janë 498 vota për VLEN dhe Fronti Europian 48 vota. Goditjen gjithmonë BDI e ka marrë nga vendlinja ime, tashmë VLEN ka plus një deputetë dhe Fronti minus 1 deputet”, tha Azizi.

Ky rezultat ndryshon numrin e deputetëve në këtë njësi, ashtu që VLEN merr plus një mandat deputeti, gjegjësisht të tetin me radhë, ndërsa një deputet humb Fronti Evropian që nga 9 bie në 8 deputetë. Me këtë rezultat Fronti bie në 18 deputetë, VLEN në 14. Priten rezultatet në njësinë 5 nga rivotimet e sotme. 

Kreshnik Bekteshi ka komentuar rezultatet në zonën zgjedhore numër 5. 

Edhe pas rivotimit “Fronti Europian” ka arritur ta ruaj deputetin e sajë të 4 në zonën e lartë përmendur.

Këtë informacion me publikun e ka ndarë në “Facebook”, ministri Kreshnik Bekteshi.

Ai përmes një statusi ka falënderuar votuesit në vendvotimet në të cilat është ri-votuar.

Se është ruajtur deputeti i katërt në zonën 5 ka shkruar edhe ministri i Shoqërisë informatike dhe Administratës, Naim Bajrami. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Maj, 2024 20:42 Përditësuar