MPB: 139 gjoba në Shkup, 14 vozitës pa patentë shoferi

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Maj, 2024 08:57

MPB: 139 gjoba në Shkup, 14 vozitës pa patentë shoferi

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (21.05.2024) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 139 gjoba, nga të cilat 14 për drejtim mjeti pa patentë shoferi, 9 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 8 masa për kalim në semafor të kuq, 20 iu shqiptuan këmbësorëve.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së. 

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Maj, 2024 08:57