Raporti i zhvillimit të qëndrueshëm i OKB-së, Enti shtetëror i revizionit, i kënaqur me raportin
Enti shtetëror i revizionit e ka vlerësuar si të kënaqshëm raportin për zbatimin e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm të kombeve të bashkuara deri në vitin 2030.
Nga raporti i auditimit theksohet nevoja e përmirësimit të aktiviteteve në drejtim të sigurimit të kushteve të barabarta jetësore, zhdukjes së varfërisë, sigurimit të kushteve të barabarta për arsim, si dhe sigurimi i funksionimit të shtetit ligjor.
“Sipas vlerësimit të fundit të këtij partneriteti, me përfundimin e ovulimit të sjellë në fundin e vitit 2019 është konstatuar se është arritur harmonizim që i përgjigjet qëllimeve afatgjate të shtetit, për nevojat themelore për qytetarët më të margjinalizuar dhe më të rënduar.”, – deklaroi Irena Kërstanoska nga Enti shtetëror i revizionit.
“Nuk mund të arrijmë të realizojmë zhvillim ekonomik apo të drejta sociale pa një bazë të qëndrueshme. Roli ynë është i rëndësishëm për këtë proces, andaj duhet nga afër t’i shikojmë se si shtetet tjera realizojnë çdo qëllim dhe të detektojmë gabimet tona.”, – theksoi kryetari i Zyrës së Revizionit të shtetit sllovak, Lubomir Andrashi.
Në auditim është përdorur mbështetja e një ekipi ekspertësh, i cili në thelb ka bërë kërkime se çfarë do të thotë shkalla e ndërgjegjësimit të palëve të interesuara dhe ndërgjegjësimi i tyre në pjesën e përcaktimit të aktiviteteve të synimeve për zhvillim të qëndrueshëm.