VLEN e merr edhe një deputet shtesë në Njësinë e Gjashtë Zgjedhore

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 22 Maj, 2024 20:47

VLEN e merr edhe një deputet shtesë në Njësinë e Gjashtë Zgjedhore

Kanë përfunduar numërimet në Llërc të Zhelinës. Sipas informacioneve të para nga tereni, rezultati në vendvotimin në Llërcë është 498 për VLEN-in ndërsa Fronti Evropian ka 48 vota.

Sipas kësaj, i bie që VLEN ka fituar një deputet në këtë zonë, duke barazuar kështu rezultatin në tetë me tetë.

Nga VLEN kanë filluar festimet në Llërcë, duke thënë se kanë arritur një fitore të madhe.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 22 Maj, 2024 20:47