“Albania”, Shqipëria drejt Euro 2024, kënga zyrtare e kuqezinjve në Gjermani

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 23 Maj, 2024 22:03

“Albania”, Shqipëria drejt Euro 2024, kënga zyrtare e kuqezinjve në Gjermani

Shqipëria synon të bëjë paraqitje sa më dinjitoze në Euro 2024, në premierën e kompeticionit më të rëndësishëm për shtete në Europë. Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar mbarë opinionin publik se kënga zyrtare e Kombëtares shqiptare në finalet e Euro 2024 është ajo e Capital T, e quajtur “Albania”.

Postimi:

FSHF është e lumtur t’ju bëjë me dije se kënga zyrtare e Kombëtares shqiptare në finalet e Euro 2024 titullohet “Albania” dhe është realizuar në bashkëpunim me një nga artistët më të suksesshëm të muzikës shqiptare & më të pëlqyer, Capital T.

Një këngë që përfaqëson më së miri identitetin tonë kombëtar e që do të udhëheqë kuqezinjtë tanë në çdo moment përgjatë kësaj aventure të paharrueshme në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

Ky bashkëpunim unik përfaqëson fuqinë e bashkimit dhe pasionit, që na karakterizon të gjithë si shqiptarë.

Le të festojmë së bashku këtë moment historik & të mbështesim ekipin tonë drejt suksesit! Forca Shqipëria!

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 23 Maj, 2024 22:03