Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton sot rezolutën për Srebrenicën

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Maj, 2024 07:59

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton sot rezolutën për Srebrenicën

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara voton sot për një propozim-rezolutë për gjenocidin në Srebrenicë. Debati për të pritet të nisë në orën 16:00. Rezoluta, e cila propozon që 11 korriku të shpallet Ditë Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit të Srebrenicës, si dhe dënon mohimin e gjenocidit dhe madhërimin e kriminelëve të luftës, u sponsorizua nga tridhjetë vende.

Propozuesit zyrtare të saj ishin Gjermania dhe Ruanda. Mbështetje për të, deri më tash, shprehën të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përveç Serbisë dhe entitetit serb të Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska. Zyrtarët e tyre, pavarësisht vendimeve të gjykatave ndërkombëtare, mohojnë se në Srebrenicë është kryer gjenocid kundër boshnjakëve dhe thonë se atje ka ndodhur një “krim i tmerrshëm”.

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Maj, 2024 07:59