Begaj pret homologen sllovene, Natasa Pirc Musar: Shqipëria në BE brenda 2030-ës

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 23 Maj, 2024 19:40

Begaj pret homologen sllovene, Natasa Pirc Musar: Shqipëria në BE brenda 2030-ës

Sllovenia mbështet anëtarësimin sa më parë të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Kjo u konfirmua edhe njëherë nga presidentja sllovene Natasa Pirc Musar, pas takimit që pati me kreun e shtetit, Bajram Begaj në Presidencë.

Natasa Pirc Musar: Sllovenia beson se vendi i Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian. Isha shumë e kënaqur me fjalët e Charles Michel në Bled vitin e kaluar, se Bashkimi Evropian do duhet të pranonte shtetet deri në 2030. Për Shqipërinë kjo nuk është e pamundur. Më gëzon lufta kundër korrupsionit, SPAK ka besimin tone.

Kreu i shtetit Bajram Begaj, teksa konfirmoi objektivin e Shqipërisë për tu bërë pjesë e BE-së brenda 2030 theksoi se nuk duhet që të ketë zhgënjim nga vendimet e Brukselit por duhet punuar fort për arritjen e këtij qëllimi.

Bajram Begaj: Shqipëria është e vlerësuar nga vendet e BE-së, por nuk mjafton se siç e patë u bllokuam për hapjen e Konferencës Ndërqeveritare. Mendoj se nuk duhet të zhgënjehemi nga vendime të tilla, por të punojmë më fort për të arritur objektivin tonë madhor që është i rëndësishëm dhe jetik për ne.

Gjatë qëndrimit të saj në Tiranë, presidentja sllovene iu adresua edhe Kuvendit të Shqipërisë me një fjalim.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 23 Maj, 2024 19:40