Cilat tre profesione sjellin më shumë para në RMV?

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 23 Maj, 2024 21:51 Përditësuar

Cilat tre profesione sjellin më shumë para në RMV?

Programuesit marrin pagat më të larta në vend. Paga mesatare në mars 2024 ishte pak më shumë se 1.500 euro ose mesatarisht 96.573 denarë, sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS), përcjell FLAKA.

Të dytët në listën e profesioneve më të paguara janë të punësuarit në “Veprimtari të tjera profesionale, shkencore dhe teknike”, të cilët në mars kanë marrë pagë mesatare neto prej 73.701 denarë. Të tretët më të paguar për muajin mars ishin punëtorët në “Prodhimi i produkteve bazë farmaceutike dhe preparati farmaceutik” me 65.408 denarë për mars 2024.

Paga mesatare në Maqedoni është 40.496 denarë. FLAKA

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 23 Maj, 2024 21:51 Përditësuar