Dimitreivski: Mbi 80% e amvisërive në Kumanovë kanë ujë, rekomandohet që uji që shfrytëzohet për pije të vlohet

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Maj, 2024 09:56

Dimitreivski: Mbi 80% e amvisërive në Kumanovë kanë ujë, rekomandohet që uji që shfrytëzohet për pije të vlohet

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitreivski njofton se rreth 80 për qind e amvisërive tashmë po furnizohen me ujë në Kumanovë pas defektit nga vërshimet e fundit.

Dimitreivski thotë se ende nuk ka konstatim zyrtar nëse i njëjti është i sigurt për pije, rrjedhimisht, rekomandon që uji para se të pihet ose të përdoret për ushqim, të vlohet.

“Mbi 80% e amvisërive në qytet tashmë pa ndërprerje marrin ujë nga rrjeti i N.P. “Ujësjellësi” Kumanovë. Në pesë orët e ardhshme, ujësjellësi do të funksionojë plotësisht dhe do të furnizohen me ujë të gjitha amvisëritë e qytetit që janë të lidhura në rrjet. Vërejtje: Deri në momentin e konfirmimit zyrtar nga “Instituti për Mbrojtje Shëndetësore” në Kumanovë, ky ujë trajtohet si teknik dhe nëse përdoret për ushqim është e nevojshme që të vlohet si masë preventive”, shkruan mes tjerash Dimitrievski.

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Maj, 2024 09:56
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media