Moska: Vendimi i Norvegjisë për të ndaluar turistët tanë është armiqësor dhe diskriminues

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 23 Maj, 2024 19:45

Moska: Vendimi i Norvegjisë për të ndaluar turistët tanë është armiqësor dhe diskriminues

Moska e ka cilësuar ndalimin e hyrjes së turistëve rusë në Norvegji nga 29 Maji si një akt armiqësor dhe diskriminues. Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova deklaroi se Moska do të përgjigjet me masa hakmarrëse.

“Hapi i ri armiqësor i Oslos ndaj qytetarëve rusë është i një natyre haptazi diskriminuese,” vuri në dukje Zakharova, duke shtuar se vendimi i Oslos “ka për qëllim shkatërrimin përfundimtar të çdo lidhjeje midis popujve të Rusisë dhe Norvegjisë”.
Më herët, në lidhje me këtë vendim, ministrja e Drejtësisë së Norvegjisë Emilie Enger Mehl tha:

“Vendimi për të forcuar rregullat e hyrjes është në përputhje me qasjen norvegjeze për të qëndruar pranë aleatëve dhe partnerëve në reagim ndaj luftës së paligjshme të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 23 Maj, 2024 19:45