Nuk do të takohem me presidentin e Bullgarisë, thotë Siljanovska

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Maj, 2024 14:04

Nuk do të takohem me presidentin e Bullgarisë, thotë Siljanovska

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova pas realizimit të takimit me Papa Françeskun në Vatikan, tha se nuk do të takohet me presidentin bullgar Rumen Radev, i cili gjithashtu gjendet në Vatikan. Siljanovska tha se ka gatishmëri, mirëpo që takimi nuk do të realizohet.

“Shprehëm, edhe unë edhe presidenti Rumen Radev, gatishmëri për takim. Nuk do të ketë takim. Të dy delegacionet kemi agjendë, megjithatë thamë se sa më parë, në momentin e parë, do ta realizojmë. Këtë mund ta them tani, sapo dola nga Papa”, pohoi Siljanovksa.

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Maj, 2024 14:04