Sondazhi i Gallup: Kosova vendi me proamerikan në botë!

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Maj, 2024 19:39

Sondazhi i Gallup: Kosova vendi me proamerikan në botë!

Kosova, Polonia dhe Izraeli renditet si popujt më proamerikanë të Amerikës, sipas një sondazhi të Gallup.

Kosova renditet në vendin e parë.

Ambasadori i Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli, i ka thënë Newsweek: “Gjatë gjithë administratave të njëpasnjëshme, Shtetet e Bashkuara kanë pasur mbështetje të palëkundur për ne, duke njohur aspiratat tona për zhvillim dhe integrim në komunitetin euroatlantik si një vend i lirë dhe i pavarur”.

“Por, më e rëndësishmja, përtej lidhjeve diplomatike, marrëdhënia mes njerëzve të Kosovës dhe të Shteteve të Bashkuara është e thellë.”

“Kjo marrëdhënie lulëzon mbi një besim të përbashkët në vlerat demokratike. Populli i Kosovës i shikon Shtetet e Bashkuara si një fener të lirisë dhe demokracisë, duke nxitur një dashuri për Amerikën dhe popullin e saj që kapërcen brezat”, tha Dugolli.

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Maj, 2024 19:39
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media