Spasovski: BDI dhe Marrëveshja me Bullgarinë janë arsyet për rezultatin e LSDM-së në këto zgjedhje…

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 23 Maj, 2024 19:23

Spasovski: BDI dhe Marrëveshja me Bullgarinë janë arsyet për rezultatin e LSDM-së në këto zgjedhje…

Deputeti i LSDM-së Oliver Spasovski i ka treguar arsyet e rezultatit katastrofik të LSDM-së në zgjedhje.

Spasovski, në emisionin “Click Plus”, si një nga arsyet e ka përmendur sjelljen e partnerit të koalicionit BDI për situatën në vend.

“Ka disa arsye për një rezultat të tillë, por nëse duhet të veçojmë disa, ato janë vetë organizimi i partisë për të bërë gjërat më të vështira që vendi të mund të ecë përpara, dhe kjo është marrëveshja me Bullgarinë, për të cilën u përfol gjatë gjithë kohës nga publiku. Sjellja e BDI-së me LSDM-në, në përputhje me gjendjen në vend. Ngjarjet që na kanë ndodhur gjatë gjithë këtyre viteve, mendoj se kanë ndikim të madh”, tha Spasovski.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 23 Maj, 2024 19:23