U godit nga rryma elektrike, ndërron jetë 65 vjeçari nga Shkupi

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 23 Maj, 2024 19:21

U godit nga rryma elektrike, ndërron jetë 65 vjeçari nga Shkupi

Mbrëmë në orën 19:40 në Stacionin Policor Kisella Vodë është raportuar se në një banesë në zonën e Kisella Vodës është gjetur i vdekur M.T (65) nga Shkupi.

Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Urgjencës, ndërsa hetime ka kryer ekipi policor nga SPB Shkup.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi, ku është konstatuar se shkak i vdekjes është goditja nga rryma elektrike.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 23 Maj, 2024 19:21