Vazhdon kaosi në kirurgji – për të 6-tën ditë sallat e operacionit nuk funksionojnë

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 23 Maj, 2024 22:00

Vazhdon kaosi në kirurgji – për të 6-tën ditë sallat e operacionit nuk funksionojnë

Kush do të jetë përgjegjës për kaosin e klinikave kirurgjikale? Të gjitha sallat e operimit janë mbyllur për të gjashtën ditë, ndërsa në bllokun operativ ka ende një erë të pakëndshme. Punonjësit nuk e dinë se kur do të nisin ndërhyrjet dhe më të prekurit janë pacientët që presin prej muajsh të jenë në listë, përcjell FLAKA.

Edhe pse nuk ka pasur asnjë problem me ajrin e kompresuar, deri më tani askush nuk ka kontrolluar se nga vjen era e keqe. Ministria e Shëndetësisë sot hesht dhe nuk thotë se kush do të garantojë sigurinë e bllokut kirurgjik, por edhe kush do të marrë përgjegjësinë për këtë problem të rëndë që hedh një njollë të madhe në sistemin shëndetësor tashmë të lëkundur.

Dhe përderisa ish sistemit shëndetësor më i mirë në RMV është jashtë funksionit, të gjithë pacientët e urgjencës dërgohen në institucionet në Shkup. 8 Shtatori vuan më së shumti, ku nuk ka më ku të presë pacientët.

“Javën e fundit është rritur frekuenca, sidomos në qendrën e urgjencës, ku numri i pacientëve që vijnë për ekzaminim është pothuajse dyfishuar. Gjithashtu, të gjitha repartet, veçanërisht ato kirurgjikale, janë të mbushura me disa shtretër shtesë për t’u kujdesur për të gjithë pacientët që kërkojnë ndihmë”, thotë doktor Hristijan Kostov, drejtor i GOB 8 Shtator.

Kirurgjia u mbikëqyr edhe nga Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor, por ata thonë se nuk kanë kompetencë veçse të informojnë ministrinë për gjendjen aktuale dhe erën e pakëndshme në bllokun kirurgjik.

Në prill, kur sallat nuk punuan për dy ditë, reagimet e kirurgëve ishin se kjo ndodh për herë të parë në historinë e shëndetësisë në RMV. Por vetëm një muaj më vonë i gjithë blloku operativ është sërish në jashtë funksion për ditë të tëra.

Pacientët shkojnë në shtëpi pa ndërhyrje dhe me stres e ankth duke mos e ditur se kur mund të ju zgjidhet problemi shëndetësor. FLAKA

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 23 Maj, 2024 22:00