Xhaketa ushtrake e Gjeneral Ali Ahmetit, me gjak të dëshmorit të Kombit e veshur nga përfaqësuesi i NATO-s, Pieter Feith

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Maj, 2024 11:01

Xhaketa ushtrake e Gjeneral Ali Ahmetit, me gjak të dëshmorit të Kombit e veshur nga përfaqësuesi i NATO-s, Pieter Feith

XHAKETA USHTARAKE E GJENERAL ALI AHMETIT, ME GJAK TË DËSHMORIT TË KOMBIT E VESHUR NGA PËRFAQËSUES I NATO PIETER FEITH

Tanimë dihet botërisht, se Ushtria Çlirimtare Kombëtare, është themeluar, është rritur dhe ka hedhur shtat të shëndoshë e të mbrujtur me fanatizëm origjinal luftarak çlirimtar, popullor kombëtar, nën kujdesin e vazhdueshëm të themeluesit të saj, Kryekomandantit të Përgjithshëm Gjeneral Ali Ahmetit!

Gjeneral Ali Ahmeti me zgjuarsinë dhe shkathtësinë e Tij ushtarako-politike, atdhetare e patriotike, UÇK-në e ka orientuar drejt kursit politiko-patriotik atdhetar të rilindasve dhe vlerave më të mëdha heroike të të parëve tanë, atyre që luftuan e derdhen gjak për truall e për mbrojtje nga invadorë të hapsirës shqiptare e nga padrejtesitë pushtuese, shkelës të të drejtave kombëtare e cenues të të drejtave njerëzore dhe me diplomaci të paparë e drejtoi drejt aleancës së madhe të miqësisë së përhershme me SHBA-në dhe drejt kursit të përhershëm euroatlantik!

Maqedonia e Veriut, pas ardhjes në pushtet të Gjeneral Ali Ahmetit, është shqiptarizuar deri në përmasa të tilla, aq sa për çdo ndryshim, vula e aktivitetit dhe angazhimit të Tij, duket qartë dhe do të mbetet emblema përfaqesuse e interesave përmanente dhe historiko-strategjike e të ardhmës se ndritur dhe të integruar euroantlantike, jo vetëm të shqiptarëve në këtë shtet anëtare e NATO-s!

Themeluesi e Kryekomandanti i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe luftëtari i madh për çlirimin e shqiptarëve dhe realizimin e Idealit Kombëtar, Heroi i gjallë i Kombit tonë, Udhëheqësi largpamës e i guximshëm i popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut Ali Ahmeti, është në foto me personalitetin e shquar ndërkombëtar, përfaqesuesin e NATO-s në Maqedoni të Veriut Pieter Feith!

Një foto me dy personalitete të mëdha kombëtare e ndërkombëtare!
Uniforma ushtarake e UÇK-së, e Gjeneral Ali Ahmetit e ndarë dysh!
Xhaketa ushtarake e Gjeneral Ali Ahmetit, me gjak të Dëshmorit të Kombit e veshur nga përfaqësuesi i NATO-s Pieter Feith!
Kjo është foto historike!
Foto që historia do të shkruaj përgjithmonë!
Diplomati botëror Pieter Feith me uniformën e UÇK-së, të cilën gjatë luftës çlirimtare e kishte bartuar Kryekomandanti Ali Ahmeti!

Është historike dhe e paharruar nga memoria e kombit, që Gjeneral Ali Ahmeti, simboli i grykës së pushkës dhe flakës së luftës të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, e cila shpartalloi të gjitha planet dhe projektet antishqiptare në Maqedoninë e Veriut, uniformën e Tij, të ia veshi Ambasadorit Pieter Feith, kjo është edhe një dëshmi se AA – është figura më markante kombëtare!

Drejtuesi i lartë i LPK-së, Udhëheqësi i Madh i popullit shqiptar, Gjeneral Ali Ahmeti, është shtrati dhe mendja origjinale e shtatit të strategut të artit skenderbegian dhe heroik-diplomatik e politiko-ushtarak të UÇK-së!

Gjeneral Ali Ahmeti, me UÇK-në, ka luftuar dhe ka derdhur gjak për liri, për çlirim e për bashkjetesë me dinjitet e faqe të bardhë në Maqedoninë e Veriut!

Gjeneral Ali Ahmeti me UÇK-në, që kanë lufuar dhe kanë derdhur gjak për tokë, për pushtet politik e për pushtet kombëtar me dinjitet, janë krenaria dhe nderi i kombit, popullit dhe Atdheut!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 26 Maj 2024!

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Maj, 2024 11:01