Deri të enjten mot jostabil, gjatë fundjavës temperatura mbi mesataren

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 27 Maj, 2024 19:29

Deri të enjten mot jostabil, gjatë fundjavës temperatura mbi mesataren

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) bën të ditur se deri të enjten, kryesisht pasdite, do të ketë reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima të kohëpaskohshme. Proceset lokale këto ditë do të jenë në formë stuhie afatshkurtër me reshje të dendura të rrëmbyeshme, erë të fortë dhe paraqitje të izoluar breshëri.

Mot më stabil pritet nga dita e premte dhe temperatura mbi mesatare gjatë fundjavës.

Nesër do të mbajë mot me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare. Në pjesët perëndimore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi perëndimor. Pasdite, sidomos në pjesët perëndimore dhe ekstreme lindore do të jetë e paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe kushte lokale me stuhi. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 6 deri në 13 gradë, ndërsa ajo e ditës nga 16 deri në 28 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me diell, pasdite me vranësira të ulëta deri në mesatare dhe me reshje të rrëmbyeshëm të shkurtër dhe stuhi të rralla. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi verior. Temperatura do të jetë nga 10 deri në 27 gradë.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 27 Maj, 2024 19:29