Futboll: Kompletohen ekipet e Ligës së Parë dhe të Dytë për sezonin 2024/2025

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Maj, 2024 19:54

Futboll: Kompletohen ekipet e Ligës së Parë dhe të Dytë për sezonin 2024/2025

Në ndeshjen e balotazhit Vardari – Detonit Pllaçkovica që u zhvillua në stadiumin e Strumicës përfundoi me fitoren e ekipit të Shkupit me rezultatin 2-0 me golat që i  shënuan  Gjuriq dhe Sushnjara. Pas  kësaj  ndeshje  tanimë zyrtarisht mësohen të gjitha 12 ekipet që do të garojnë Ligën e parë të futbollit e në sezonin 2024/2025  si  Struga Trim Lum, Shkëndija, Shkupi, Tikveshi, Gostivari, Voska Sport, Rabotniçki, Sileksi, AP Brera, Vardari, Besa e Dobërdollit  dhe Pelisteri.   Struga Trim Lum, Shkëndija dhe Tikveshi  e pëtfaqësojnë vendin në garat  europiane.

Ndërkohë  që  në fundjavë janë zhvilluar edhe ndeshjet e balotazhit për kualifikim në ligën e dytë me çka janë mësuar të gjitha 16 ekipet që do garojnë në Ligën e dytë në sezonin 2024/2025.  Pram  Pobeda e Prilepit, Vardarski i Vallandovës dhe Boreci i Velesit do ti bashkangjiten ekipeve  si Makedonija Gj.P, Bregallnica, Detonit Pllaçkovica, Arsimi Çegran, Bashkimi Kumanovë, Bellasica, Kozhufi, Vardari Negotinë, Osogova, Kamenica Sasa, Ohri, Novaci dhe Skopje.

Balotazhi p ë kualifikim në Ligën e parë

Vardari – Detonit Plaçkovica  2-0

Balotazhi për kualifikim në Ligën e dytë

Pobeda – Kumanova  2-1

Vardarski – Korabi  3-2

Boreci – Vëllazërimi 3-2

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Maj, 2024 19:54
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media