Gjesti rikthehet me këngën e re “Beba”
Rap-artisti i njohur shqiptar, Gjesti, ka publikuar ditën e sotme (e hënë) projektin e ri muzikor të quajtur, “Beba”.
Teksti dhe melodia është bërë nga vet këngëtari me producim nga Albos.
Videoja ndërkohë i është besuar produksionit të njohur, XL Films.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/05/Screenshot_26-24.png)
Producent ekzekutiv i këtij projekti vlen të ceket se është SGM.
Besart Kelmendi (emri i vërtetë) është rikthyer me një këngë e klip veror.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/05/Screenshot_24-24.png)
Kjo tashmë ndodhet në platformën YouTube dhe besohet se do të pritet mirë nga fansat e publiku.
Ai kishte bërë një tërheqje nga muzika për një kohë, por që tani është rikthyer fuqishëm me prurje të reja. /Telegrafi/