Grubi takon ambasadoren greke
Ishte kënaqësi të mirëprisja sot në takim Ambasadoren e Republikës së Greqisë në vendin tonë, znj. Sophia Philippidou.
Bashkëbiseduam mbi rëndësinë e madhe që ka perspektiva europiane e mbarë rajonit, Marrëveshja e Ohrit, përforcimi i marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore dhe respektimi i Marrëveshjes së Prespës, akt bilateral që hapi kapitullin e ri të bashkëpunimit mbi të ardhmen progresive të vendeve tona.
Askush nuk humbi nga ajo marrëveshje, mbyllëm kontestin shumëvjeçar dhe sot bashkë jemi pjesë e NATO-s.
Njoftova ambasadoren Philippidou mbi qëndrimin e palëkundur të Frontit Europian që vendi të vazhdojë hapërimin drejt Europës, shkruan Grubi. FM