Guvernatorja e BP: Rezervat devizore janë më të larta për 40%

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 27 Maj, 2024 19:18

Guvernatorja e BP: Rezervat devizore janë më të larta për 40%

Guvernatorja e Bankës Popullore Anita Angelovska –Bezhoska, ka marrë pjesë në konferencën me temë “Stabiliteti makroekonomik i ekonomive të vogla dhe të hapura – sfidat dhe mësimet”, e cila u mbajt në Reykjavík të Islandës. Ajo foli për përvojën e ruajtjes së suksesshme të stabilitetit të kursit të këmbimit në ekonominë e Maqedonisë së Veriut. Bezhoska theksoi se Politika e shtrënguar monetare, përdorimi i një sërë masash makroprudenciale ishin të një rëndësie kyçe për ruajtjen e stabilitetit të kursit të këmbimit. Ajo theksoi se kanë adoptuar një strategji të kursit fiks të këmbimit për të përballuar hiperinflacionin.

Anita Angelovska –Bezhoska, Guvernatore

“Në tranzicionin e hershëm, ne adoptuam një strategji të kursit fiks të këmbimit për të përballuar hiperinflacionin, të cilën po e zbatojmë edhe tani. Është e përshtatshme për karakteristikat e ekonomisë sonë, e cila ka hapje të lartë tregtare. Këto karakteristika hapin mundësinë e një efekti të lartë transmetues të kursit të këmbimit mbi çmimet dhe stabilitetin financiar, pa efekte të rëndësishme në rritjen ekonomike”.

Po ashtu, Guvernatorja majde iu referua edhe krizës së fundit dhe sfidave të ruajtjes së kësaj strategjie. Ajo kujtoi gjithashtu presionet në tregun valutor që ishin të dukshme që nga fillimi i pandemisë deri në mesin e vitit 2022, të cilat siç theksoi ajo, kërkuan ndërhyrje të konsiderueshme nga banka qendrore, e cila në një moment arriti në 15% të rezervave valutore. Për më tepër, ajo tha se rëndësi kyçe për ruajtjen e stabilitetit të kursimit të këmbimit ishin disa faktorë, si ajo e politikës së shtrënguar monetare. /SHENJA/

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 27 Maj, 2024 19:18