Kryetari i OVL e UÇK: Specialja po shantazhon dëshmitarët, paguhet nga Serbia dhe Rusia

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 27 Maj, 2024 22:08

Kryetari i OVL e UÇK: Specialja po shantazhon dëshmitarët, paguhet nga Serbia dhe Rusia

Faton Klinaku, ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL e UÇK-së, ka thënë se Prokuroria e Speciales ka marrë para nga Rusia e Serbia.

Madje, ai ka deklaruar se edhe kanë shantazhuar dëshmitarë.

Ai përmendi Jack Smith, ish-prokuror në rastin e Speciales, më pas në rastin Trump.

“Është i njëjti gjykatës, Jack Smith. Pastaj skandali tjetër që e ka bërë Jack Smith, që tani po ndiqet edhe nga drejtësia amerikane për falsifikimin e dokumentacionit që e ka bërë në rastin e Trumpit.

Po ashtu, po dalin që kanë marrë miliona nga Rusia për të blerë dëshmitarët. Ai është para drejtësisë amerikane për shumë skandale, për shumë shantazhe që iu ka bërë dëshmitarëve dhe për para që ka marrë nga interesa të ndryshme, qoftë ruse apo serbe”, ka thënë Klinaku në T7.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 27 Maj, 2024 22:08