Kush është viktima e incidentit të armatosur në Çair?

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Maj, 2024 10:39

Kush është viktima e incidentit të armatosur në Çair?

Një incident i armatosur ka ndodhur mbrëmë në Shkup, gjegjësisht në rrugën e njohur si Rruga e Plastikave.

Në këtë përleshje me armë ka vdekur blogeri i njohur dhe këngëtari Amar Ismani. Aty janë përfshirë disa persona ndërsa ka janë plagosur edhe tre të tjerë.

“Një person ka vdekur dhe dy janë plagosur pas të shtënave të mbrëmshme në e njohur si “Rruga e Plastikave.

Sipas informacioneve, të shtënat në Blv. “Nikola Karev” në Shkup janë raportuar mbrëmë rreth orës 23:40.

“Në ora 23:45 nga Spitali i Përgjithshëm i qytetit “Shën Naum Ohri” është njoftuar se me plagë nga arma e zjarrit është sjellë T.A.(24) nga Shkupi. Në orën 23:51, nga Kompleksi i Klinikës “Nënë Tereza” është raportuar se me plagë me armë zjarri i janë sjellë O.B (19) dhe A.I (29), ku pas ndihmës së dhënë, në orën 00:45. më 27/05/2024, A.I. ka vdekur”, thonë nga MPB. 

Nga Prokuroria thonë se po punohet për zbulimin e autorëve.

“Prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, së bashku me ekipet hetuese të MPB-së, gjatë natës kanë kryer kontroll në bulevardin “Nikolla Karev”, ku nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i vrarë një person, ndërsa dy të tjerë janë plagosur. Prokurori publik ka lëshuar urdhër për ekspertizë të gjurmëve të marra nga vendi i ngjarjes, ndërsa janë duke u ndërmarrë veprime të tjera. Ministria e Punëve të Brendshme po punon për zbulimin e autorëve”, thonë nga Prokuroria. 

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Maj, 2024 10:39