Mbi 2 000 të vdekur pas rrëshqitjeve të tokës në Guinean e Re Papua

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 27 Maj, 2024 20:44

Mbi 2 000 të vdekur pas rrëshqitjeve të tokës në Guinean e Re Papua

Qeveria e Guinesë së Re Papua, në vendin e Paqësorit Jugor, njoftoi se ka tejkaluar 2 000 numri i njerëzve të vdekur si pasojë e rrëshqitjes së tokës më 24 maj.

Edhe Qendra Kombëtare e Katastrofave të vendit ka raportuar se më shumë se 2 000 persona kanë mbetur nën tokë të gjallë dhe se katastrofa ka shkaktuar shkatërrime të mëdha.

Dje, Organizata Ndërkombëtare e OKB-së për Migracionin (IOM) theksoi se 150 shtëpi dhe afërsisht 670 persona parashikohet se kanë përfunduar nën tokë.

Më 24 maj, një rrëshqitje toke ndodhi në fshatin Kaokalam në rajonin Enga, në veriperëndim të vendit.

Në videot e shpërndara në median sociale shihet se masivi shkëmbor, që u shkëput nga maja e malit, tërhoqi dherat në shpat dhe u grumbullua mbi shtëpitë e fshatit.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 27 Maj, 2024 20:44