Për shkak të kandidimit për kryetar të Kuvendit, Gashi ka dhënë dorëheqje nga kreu i Alternativës

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Maj, 2024 17:45

Për shkak të kandidimit për kryetar të Kuvendit, Gashi ka dhënë dorëheqje nga kreu i Alternativës

Në mbledhjen e fundit të Kuvendit Qendror të Alternativës, të mbajtur të  enjten (më 23 maj 2024), mes tjerash, u diskutua edhe kandidatura e  Afrim Gashit për kryetar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Për shkak se kushtetuta e RMV-së, neni 67 i saj, e përcakton se kryetari i kuvendit republikan nuk mund të jetë edhe kryetar ose funksionar i një partie politike, Afrim Gashi ka dhënë dorëheqje nga detyra e kryetarit të Alternativës dhe nga të gjitha funksionet e tjera  të partisë.

“Para kësaj, konform statutit të Alternativës, kryetari Afrim Gashi e ka autorizuar nënkryetarin Bekim Sali që t’i kryejë detyrimet formale të partisë deri në zgjidhjen përfundimtare të temës së kryetarit të 
Alternativës”, kumtuan nga Shërbimi për Informim i Alternativës.

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Maj, 2024 17:45