Policia në ndjekje të motoçiklistëve!

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Maj, 2024 11:50

Policia në ndjekje të motoçiklistëve!

Brenda aktiviteteve të vazhdueshme të ndërmarra nga SPB-Tetovë për rend më të madh dhe siguri në trafik, dje (26 maj) në periudhën nga ora 14 deri në ora 21, është krye kontrolli i veprimit për shkeljet që kryejnë shoferët e motoçikletave.

Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar 18 shkelje (TE-11 dhe GV-7), shumica e të cilave ishin për mos përdorim tëhelmetës mbrojtëse 13 (TE-8 dhe GV-5), dhe gjithashtu është konfiskuar përkohësisht 1 motor që nuk ishte regjistruar për më shumë se 6 muaj. 

Kundër shoferëve janë përgaditur parashtresat e parapara me ligj, kurse gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar edhe 9 (TE-2 dhe GV-7) shkelje të tjera të trafikut. 

SPB-Tetovë u bën thirrje shoferëve të motorrëve që ti vazhdojnë në kohë polisat e sigurimit ose regjistrimet, të mos drejtojnëmotoçikleta pa kaluar provimin e patentshoferit, sepse çdo aksident trafiku që ndodhi me pjesëmarrjen e një motoçiklete, pasojat përfundimtare në shumicën e rasteve janëserioze dhe kështu do të kontribuojnë në sigurinë personale dhe sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë të trafikut.

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Maj, 2024 11:50