Rezoluta antikorrupsion e PS, reagon Meta: Poshtërim ndaj të ashtuquajturës reformë në drejtësi që punon me regji 

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 27 Maj, 2024 21:54

Rezoluta antikorrupsion e PS, reagon Meta: Poshtërim ndaj të ashtuquajturës reformë në drejtësi që punon me regji 

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pas miratimit të projekt-rezolutës antikorrupsion të PS-së. Meta shprehet se Ramaforma ka vendosur nën kontroll absolut institucionet e drejtësisë.

“Ramaforma i ka vendosur nën kontroll absolut institucionet e drejtësisë duke i kthyer në shtojca të mazhorancës aktuale që veprojnë vetëm me regji për të garantuar pandëshkueshmërinë e Edi Ramës përgjegjësit dhe përfituesit të korrupsionit të përbindshëm shtetëror. Rezoluta është një tjetër poshtërim i tij ndaj të ashtuquajturës reformë në drejtësi që punon vetëm me diktat dhe regji”, shkruan Meta.

Postimi i kreut të PL Ilir Meta:

Ramaforma i ka vendosur nën kontroll absolut institucionet e drejtësisë duke i kthyer në shtojca të mazhorancës aktuale që veprojnë vetëm me regji për të garantuar pandëshkueshmërinë e Edi Ramës përgjegjësit dhe përfituesit të korrupsionit të përbindshëm shtetëror.

Rezoluta është një tjetër poshtërim i tij ndaj të ashtuquajturës reformë në drejtësi që punon vetëm me diktat dhe regji.

Çdo veprim i drejtësisë të re ka qenë shumë i vonuar, selektiv dhe vetëm si presion i denoncimeve të forta dhe konkrete të opozitës.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 27 Maj, 2024 21:54