Taravari: Qeveria e re do të punojë me përkushtim, jo dallime në bazë të bindjeve politike

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 27 Maj, 2024 14:10

Taravari: Qeveria e re do të punojë me përkushtim, jo dallime në bazë të bindjeve politike

Lideri i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, thotë se qeveria e re do të punojë me përkushtim dhe se nuk do të bëj dallime në bazë të bindjeve politike.

“Ky është një mesazh shumë i rëndësishëm që dua të ndaj me ju:

Në Qeverinë e re ne nuk do të punojmë asnjë minutë për t’u hakmarrë ndaj atyre që nuk na kanë votuar! Ne do të punojmë përkushtim që çdokush e sidomos shqiptar, të jetë i punësuar dhe i kualifikuar pavarësisht bindjes politike!”, ka shkruar Taravari.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 27 Maj, 2024 14:10