Arsimi dual gjithnjë e më tërheqës për ekonominë e vendit

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 28 Maj, 2024 20:47

Arsimi dual gjithnjë e më tërheqës për ekonominë e vendit

Shkollimi i mësimit dual gjerman është shpresë për ekonominë e vendit, por njëkohësisht përbën dhe rrezik për ikjen e të njëjtëve në vendet perëndimore për pagë më të lartë. Efektet e para janë pozitive, por për sukses të tërësishëm duhet shumë përkushtim, por mbi të gjitha nevojitet ndryshimi i mentalitetit tek të rinjtë.

“Në këtë rast bëhet fjalë për bahskëpunim të kompanive me universitetet, nënkupton që studentët do të kalojnë 2 deri në 3 ditë në kompaninë për të praktikuar atë që do ta mësojnë 2 ditë të tjera në universitet.”, – u shpreh kryetarja e Universitetit “Provadis”, Frankfurt, Ursula Biher.

Delegacioni gjerman ka realizuar takim me universitetet e vendit nga ku konkludojnë se vetëm një bashkëpunim i mirë mes universiteteve dhe kompanive mund të arrihet në rezultate perfekte.

“Të gjithë e dimë se kualiteti i shkollimit të lartë është në nivel të ulët këto vite. Mendoj se është një periudhë e rëndësishme që të investojmë për ndikim në sistemin arsimor.”, – theksoi profesori universitar, Sinisha Naumovski.

Nga 1 qershori fillon faza e 3-të e ligjit gjerman, qëllimi i së cilës është tërheqja e fuqisë punëtore që do të jetë dyfishi i kuotës së mëparshme.

“Na mungon kuadër i kualifikuar në gjermani në të gjithë sektorët, por rëndësi i është dhënë inteligjencës artificiale.”, – u shpreh Ulrih Cajtel, kryetar, Hajdelberg.

Principi i mësimit dual në Maqedoni realizohet në bashkëpunim me ambasadën gjermane që të arrihet që fuqia punëtore të ngelet në vendin tonë.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 28 Maj, 2024 20:47