Çfarë strategjie të jashtme do të ketë Qeveria e re?  

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 28 Maj, 2024 20:27

Çfarë strategjie të jashtme do të ketë Qeveria e re?  

Dy javë pas betimit, nuk kalon asnjë ditë që Greqia të bën thirrje të respektohet marrëveshja e Prespës. Mesazhet u përforcuan edhe më shumë pas deklaratës së liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, se është e drejtë e tij njerëzore ta quajë vendin e tij si të dojë. Kryeministri atje, Kyriakos Micotakis, pranoi se ata i mbajnë memorandumet si një armë për të na bërë presion në pritje të zbatimit të vazhdueshëm të Marrëveshjes së Prespës

Maqedonia është me përbërje e re parlamentare, dhe për rreth njëzet ditë me qeveri të re, konturet e së cilës janë ka përfundimi lidhur me emrat që do ti drejtojnë ministritë. Për një nga resoret më të rëndësishme – MPJ, përmendet emri i Aleksandër Nikollovskit si person që do të drejtonte diplomacinë zyrtare. Krahas përmbushjes së zotimeve nga BE-ja për një hap të mëtejshëm përpara, të rëndësishme janë edhe marrëdhëniet me fqinjët dhe një nga ata hapa është respektimi dhe zbatimi i Marrëveshjes së Prespës me Greqinë. “E kam respektuar Marrëveshjen e Prespës dhe e kam nënshkruar deklaratën me emrin kushtetues”, thotë presidentja Gordana Siljanovska – Davkova. Nuk qetësohen reagimet e fqinjit jugor, pasi gjatë betimit solemn në Parlament ajo përdori Maqedoninë, pa mbiemrin “E Veriut”. Siljanovska-Davkova thotë, kam të drejtën e vetëvendosjes dhe vetëidentifikimit.

“Në fakt, vetë marrëveshja e Prespës thotë qartë se emri nga marrëveshja e Prespës do të përdoret në dokumente dhe komunikim. Pra, nuk shoh këtu që është një lëndim. Unë as e grisa deklaratën, as nuk thashë që nuk do ta respektoj Kushtetutën, as nuk thashë që do ta ndërpres Marrëveshjen e Prespës. Një gjë është se unë e kam kritikuar Marrëveshjen e Prespës, për shkak të procedurës së miratimit të saj, për shkak të mospërputhjes me Kartën e Kombeve të Bashkuara. Por është fakt juridik, është realitet dhe do ta respektoj”, shton Siljanovska Davkova.

Disa nga ish-diplomatët në vend besojnë se detyrimet dhe ambiciet e qeverisë së mëparshme do të jenë të njëjta me ato të qeverisë së re, dhe këto janë para së gjithash detyrimet nga Korniza negociuese me BE-në dhe zgjidhja e problemit me Bullgarinë si dhe zhvillimi i fqinjësisë së mirë me Bullgarinë dhe Greqinë. Për profesorin dhe ish-ambasadorin e Maqedonisë në NATO, Nano Ruzhin, shpërthimet e panevojshme të emocioneve të VMRO-DPMNE-së dhe Siljanovska Davkovës ishin një lloj sjelljeje sikur të ishin ende në opozitë, por, siç thotë ai, më në fund u vetëdijësuan.

“Mendoj se reagimet që erdhën nga Sofja, Athina dhe Brukseli tregojnë se kjo qeveri duhet të marrë drejtimin e duhur në rrugën drejt BE-së. E vetmja rrethanë lehtësuese është se ajo që u tha është në kushtet kur nuk ka qeveri dhe nuk është formuar parlamenti. Ajo që tha do të jetë një episod i pakëndshëm për VMRO-DPMNE-në sepse tani ‘do të duhet të mbulohen me hi’, duke pasur parasysh se strategjia e tyre themelore zgjedhore ka qenë pikërisht problemet me Kornizën Negociuese. Këto episode qesharake dhe deklarata me ‘veriorët’ dhe Maqedoninë e Veriut… do të zhduken sepse edhe vetë e dinë se ky është një kusht pa të cilin nuk mund të bëhet asgjë në Evropë dhe pa të cilin nuk mund të zgjidhen marrëdhëniet e mira fqinjësore”, vlerëson Ruzhin.

Sipas tij, Siljanovska Davkova ka dashur të tregojë diçka që gjoja e mban afër, por ka qenë shumë e diskutueshme. “Si president duhet ta respektojmë, edhe pse ato gafa nuk janë të këndshme. Nëse vazhdon çështja e mosnjohjes së Marrëveshjes së Prespës dhe mospranimit të Kornizës negociuese, marrëdhëniet me Greqinë dhe Bullgarinë mund të përkeqësohen. Ne si vend jemi në një pozicion më të dobët negociues, ndërsa ata mund të ndikojnë nga pozita e fuqisë. Besoj se pas mosmarrëveshjeve dhe marrëveshjeve të para që ngjajnë më pak si karnaval dhe episodeve qesharake të K-15, gjithçka do të bjerë në vend dhe do të kapërcehet, e cila do të vazhdojë rrugën drejt BE-së”, pohon Ruzhin.

Nikola Dimitrov, ish-ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë dhe nënshkrues i marrëveshjes, tha për një gazetë greke se për herë të parë pas zgjidhjes së çështjes së emrit, palët që ishin kundër Marrëveshjes së Prespës janë në pushtet si në Shkup ashtu edhe në Athinë. Por, sipas tij, është pozitive që as Demokracia e Re e as VMRO-DPMNE “nuk kanë ndërmend ta rrënojnë urën që e ndërtuam me kaq mundim”. “Megjithatë, në afat të gjatë, ura pa kujdes dhe mirëmbajtje mund të dëmtohet. Përbërësi kryesor këtu do të jetë lidershipi i përgjegjshëm për t’i afruar dy realitetet”, thotë Dimitrov. Ai shpjegon tri mënyrat e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve në përputhje me dispozitat e Marrëveshjes së Prespës dhe thekson se në këtë moment nevojitet e para, pra negociatat, takimet, shkëmbimi i hapur i mendimeve, vullneti i mirë, komunikimi me dyer të mbyllura dhe jo përmes deklaratat publike.

Ndryshe, dy javë pas betimit, nuk kalon asnjë ditë që Greqia të bën thirrje të respektohet marrëveshja e Prespës. Mesazhet u përforcuan edhe më shumë pas deklaratës së liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, se është e drejtë e tij njerëzore ta quajë vendin e tij si të dojë. Kryeministri atje, Kyriakos Micotakis, pranoi se ata i mbajnë memorandumet si një armë për të na bërë presion në pritje të zbatimit të vazhdueshëm të Marrëveshjes së Prespës. (koha.mk)

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 28 Maj, 2024 20:27