Del në shitje shtëpia ku u luajt filmi “I vetëm në shtëpi”

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 28 Maj, 2024 19:38

Del në shitje shtëpia ku u luajt filmi “I vetëm në shtëpi”

Shtëpia e famshme, ku u xhirua filmi “i Vetëm në Shtëpi”, do të shitet për 5.25 milionë dollarë. Shtëpia ndodhet në rrethinat e Çikagos, në Uinnetka.

Shtëpia prej më shumë se 9 mijë metra katrorë ka pesë dhoma gjumi, gjashtë banja, dy dhoma ndenjjeje, një kuzhinë të madhe, një garazh me tre makina dhe një verandë me oxhak. Ka një fushë basketbolli, si dhe një kinema. Shtëpia është në shitje për herë të parë që nga viti 2012, kur pronarët e tanishëm e blenë atë për 1.58 milion dollarë. Shtëpia u rinovua plotësisht dhe u zgjerua në vitin 2018. Gjatë xhirimeve të filmit “Home Alone”, pronarët e shtëpisë, kanë qëndruar kryesisht në dhomën e gjumit për rreth gjashtë muaj, ndërsa në pjesën tjetër të shtëpisë janë filmuar skenat e komedisë. /Alsat.mk

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 28 Maj, 2024 19:38