Hyseni pas vërshimeve në Podujevë: Milionat e shumtë në emër të investimeve në infrastrukturë janë vetëm gënjeshtra

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Maj, 2024 21:25

Hyseni pas vërshimeve në Podujevë: Milionat e shumtë në emër të investimeve në infrastrukturë janë vetëm gënjeshtra

Ish-kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni ka reaguar pas reshjeve të shiut ku si pasojë shumë rrugë të Podujevës janë mbuluar nga uji.

Në një postim në Facebook, Hyseni ka shkruar se “milionat e shumtë të arsyetuar në emër të investimeve në infrastrukturë, janë vetëm gënjeshtra e radhës e mashtrimi i madh i kësaj keqqeverisjeje”.

Tutje Hyseni ka shtuar se shiu i sotëm ka nxjerr në pah keqqeverisjen.

“Pamjet e sotme të qytetit të Podujevës, ku pothuaj secila rrugë ishte e mbuluar nga uji nxjerr në pah mashtrimin tuaj, nxjerrë në pah “investimin” tuaj, sikur që nxjerr në pah keqqeverisjen tuaj përballë secilit qytetarë”, ka shkruar Hyseni ndër tjera./21Media

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Maj, 2024 21:25
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media