Izet Mexhiti: Klasa e vjetër politike po zëvendësohet nga gjenerata e re

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 28 Maj, 2024 19:20

Izet Mexhiti: Klasa e vjetër politike po zëvendësohet nga gjenerata e re

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti në rrjetin social facebook ka publikuar një fotografi ku ka shkruar se sot po nis një kapitull i ri në politikën shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

“Sot po nisim një kapitull të ri në politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Klasa e vjetër politike po zëvendësohet nga gjenerata e re. Politika e arrogancës, armiqësive, injorimit të qytetarit po i hap rrugë brezit të të ardhmes, politikës së llogaridhënies, dialogut dhe respektit ndaj votuesit. Faleminderit që besuat. Nuk do t’ju zhgënjej!”, ka shkruar Mexhiti.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 28 Maj, 2024 19:20