Kimih refuzon ofertën e Barcelonën, mësohet edhe arsyeja

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 28 Maj, 2024 19:45

Kimih refuzon ofertën e Barcelonën, mësohet edhe arsyeja

Xhoshua Kimih mësohet se ka hedhur poshtë një ofertë nga Barcelona. Sipas “Sport”, ka pasur kontakte të avancuara, por negociatat në këtë pikë janë në bllokim për shkak të diferencës mes ofertës së paraqitur nga katalanasit dhe dëshirave ekonomike të lojtarit të Bajernit.

Sipas të njëjtit burim, gjermani, i cili do të marrë rreth 19.5 milionë euro bruto në vit (shifër që “blaugranat” vështirë se mund ta arrijnë), ishte një përforcim prioritar për Çavin dhe është gjithashtu në krye të listës së Hansi Flik, trajner i ardhshëm i Barcelonës.

Flik dhe Kimih, duhet theksuar, i kanë kryqëzuar rrugët me Bajernin dhe kombëtaren gjermane. “El Mundo Deportivo” garanton se gjermani do të shpallet të hënën si trajneri i ri i katalanasve. Këtë sezon, Kimih ka shënuar dy gola dhe ka dhënë nëntë asistime në 43 ndeshje për Bajernin, me të cilin ka kontratë deri në vitin 2025.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 28 Maj, 2024 19:45